Bereqet Catering filloi aktivitetin në vitin 2007 dhe është ndër kompanitë më të mëdha në tregun shqiptar që operon në industrinë ushqimore. Me eksperiencë 15 vjecare dhe 7 qendra prodhimi në institucionet më elitare arsimore në vend Bereqet Catering shtrin aktivitetin në disa qytete të shqipërisë:
- Tiranë në Kolegji “Turgut Ozal”, Kolegji “Mehmet Akif”, Fondacioni Arsimor Shqiptar, Konvikti “Pranvera”, Shkolla e Mesme Jopublike “Medreseja e Tiranës”, Kolegji Universitar “Berdër”, Universiteti “Epoka”;
- Durrës në Kolegjin “Turgut Ozal”;
- Shkodër në Kolegji “Hasan Riza Pasha”;
Ndërsa zhvillohemi dhe zgjerohemi, ne gjithmonë kujtojmë origjinën tonë dhe çfarë po përpiqemi të arrijmë. Klientët tanë besnikë janë pjesë e madhe e prosperitetit tonë; janë ata që na ndihmuan në çdo ecuri të rrugëtimit tonë duke na dhënë kritika të pandërprera. Ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të përmbushur kërkesat e klientëve tanë dhe për të përmirësuar shërbimet tona dita-ditës.
Cfarë ofrojmë?
Catering për Evente, Konferenca, Inagurime & personelin e biznesit tuaj
Ne e bëjmë të thjeshtë organizimin e ushqimit për zyrën tuaj. Bereqet vjen pranë biznesit tuaj duke ju prezantuar një menu të plotë për vaktet e personelit tuaj duke filluar nga një numër minimale prej 20 personash. Gjithashtu Bereqet ofron shërbimin e Catering-ut për eventet e biznesit tuaj, coffe break përsëri duke filluar nga një numër minimal prej 20 personash.
Ushqimi i prodhuar në secilën prej qendrave tona është i kontrolluar dhe analizuar që të jetë në përputhje me standartet europiane.
Catering për Institucione Arsimore & Fondacione
Ne ofrojmë catering për mecat e institucioneve tuaja me një menu të larmishmep rej 4 asortimentesh, të hartuar nga dietolog.
Catering dhe Finger Food për Eventet tuaja (Ditëlindje, Piknik, etj)
Të gjitha shijet dhe format e Bakllavasë
Bereqet Catering ka disa vite që ka shtrirë aktivitetin e tij dhe në fushë e pasticerise duke prodhuar bakllavatë dhe ëmbëlsirat më të vecanta në vend, të gatuara me profesionalizëm nga mjeshtërit e kuzhinës Turke.